Arsenali ka konfirmuar interesimin për sulmuesin e Valencias, uruguaianin Mazxi Gomez, ka njoftuar “AS” të dielën.
Gazeta spanjolle ka njoftuar se drejtuesit e Arsenalit tashmë kanë nisur negociatat me Valencian që ka shprehur gatishmëri për ta ulur çmimin e Gomezit deri në 50 milionë euro. Arsenali është i gatshëm ta transferoj Gomezin në janar pasi sulmuesi pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta.
Gomez 24-vjeçar, nuk është i kënaqur te Valencia, ekip më të cilin ka kontratë deri në vitin 2024 dhe është i gatshëm të largohet muajin tjetër. Ai këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka asistuar një herë në 12 paraqitje në La Liga.