Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali e Newcastle pas sulmuesit En-Nesyri

Ekipet nga Premier League, Arsenali dhe Newcastle Unitedi janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Sevillas, Youssef En-Nesyri ka raportuar “Fichajes”.

Bëhet e ditur se si Arsenali ashtu edhe Newcastle, janë gati të ofrojnë dëmshpërblim deri në 30 milionë euro për transferimin e sulmuesit maroken.

Te Sevilla janë gati ta shesin 24-vjeçarin në verë por nëse marrin një ofertë të mirë për të. En-Nesyri ka kontratë me Sevillan deri në verën e vitit 2025 kurse këtë sezon ka tre gola e po aq asistime në 17 ndeshje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm