Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami favorit për sulmuesin En-Nesyri

West Ham Unitedi po shihet favorit për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Sevillas, marokenit Youssef En-Nesyri kanë raportuar mediumet spanjolle të martën. Mësohet se West Hami tashmë ka pranuar t’i paguaj Sevillas rreth 40 milionë euro për transferimin e 23-vjeçarit pas përfundimit të sezonit aktual. En-Nesyri po shihet si përforcim i duhur te West Hami për sezonin e ardhshëm pasi ekipi anglez është në kërkim të një sulmuesi.

En-Nesyri këtë edicion është njëri prej lojtarëve kryesor te ekipi spanjoll pasi ka shënuar 22 gola në 45 ndeshje. Ai në janar të vitit të shkuar iu bashkua Sevillas nga Leganesi për 20 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2025. Interesim për sulmuesin maroken ka treguar edhe Borussia Dortmundi.