West Ham Unitedi është i vendosur për ta transferuar sulmuesin Youssef en-Nesyri gjatë këtij muaji, ka raportuar “Estadio Deportivo” të mërkurën.
West Hami ka nisur kontaktet me Sevillan, pasi ekipi spanjoll është i gatshëm ta lirojë marokenin. Për kartonin e 25-vjeçarit, ekipi anglez ka ofruar 30 milionë euro.
En-Nesyri po shihet si përforcim i duhur për sulmin te West Hami dhe drejtuesit e lubit do të përpiqen t’i sigurojnë shërbimet e tij brenda javës së ardhshme.
En-Nesyri ka shënuar dy gola në të gjitha garat për ekipin spanjoll, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025. Ai është pjesë e Sevillas prej vitit 2020, ndërsa ka luajtur edhe te Leganesi e Malaga.
Artikuj të ngjashëm