Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali “demolon” Sheffieldin

Arsenali ka mposhtur thellë 5:0 Sheffield Unitedin në xhiron e 10-të të Premier Leagues, për të ruajtur formën e lartë.

Eddie Nketiah ishte heroi i “Topçinjve” të shtunën. Ai shënoi tre golat e parë të ndeshjes.

Dy të tjerët u realizuan nga Fabio Vieira dhe Takehiro Tomiyasu.

Arsenali dhe Tottenhami janë të vetmet ekipe në Angli pa humbje këtë sezon. Ekipi i Mikel Artetas ka shkuar në kuotën e 24 pikëve dhe zë vendin e dytë në tabelë, me dy pikë pas Tottenhamit.

Sheffieldi mbetet i fundit me vetëm një pikë të tubuar.

Artikuj të ngjashëm