Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arrestohet McGregor

Ish-kampioni i UFC-së, Conor McGregor, është arrestuar për ngasje të rrezikshme, raportoi "DailyMail" të mërkurën.

Sipas mediumit britanik, McGregor u kap me veturën “Bentley”, në një autostradë në Dublin të martën mbrëma.

Makina e tij, që kap vlerën e 140 mijë funteve, u sekuestrua nga autoritetet policore, derisa ish-kampioni i UFC-së u dërgua në stacionin policor.

McGregor, 33-vjeçar, ndonëse u pensionua disa herë, vazhdon të jetë aktiv në këtë sport luftarak.