Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

McGregor, sportisti me më së shumti teste pozitive të drogës

Conor McGregor është sportisti me më së shumti testime pozitive të drogave në programin e ri kundër dopingut.

Kështu ka shkruar “BBC” të enjten, ndërsa luftëtari i Arteve Marciale të Përziera po e synon rikthimin në “kafaz”.

McGregor ka dalë pozitiv në testet që i ka bërë që prej 1 janarit.

Asnjë luftëtar tjetër nuk ka dalë pozitiv më shumë se dy herë.

Ish-kampioni i UFC-së ka folur këtë javë për rikthimin e tij në verë. Ai nuk ka garuar që prej vitit 2021.

Por, UFC-ja ende nuk e ka zyrtarizuar rikthimin e tij.