Testi i radhës për substancat e palejuara të përdorura nga Paul Pogba i Juventusit, ka dalë sërish pozitiv.
Pogba, 30-vjeçar, ishte suspenduar përkohësisht muajin e kaluar, pasi mostra fillestare tregoi nivele të larta të testosteronit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFrancezi ishte përzgjedhur rastësisht për testim pas fitores së Juventusit në udhëtim tek Udinese 3:0, më 20 gusht.
Ai ishte në bankën rezervë dhe nuk ishte paraqitur.
Nëse shpallet fajtor për doping, ai mund të dënohet prej dy deri në katër vjet.
Testosteroni është hormon që e rrit qëndrueshmërinë te sportistët.