Ish-kampioni i UFC-së, Connor McGregor ka treguar se është goditur nga një vetura derisa po ngiste biçikletën. Luftëtari i famshëm ka theksuar se shoferi nuk e ka parë për shkak të rrezeve të diellit.
McGregori ka theksuar se aftësitë e fituara në Artet Marciale të Përziera ia shpëtuan jetën dhe se ai do të mund të vdiste, shkruan The Sun.
McGregor ka theksuar se është goditur nga prapa prej veturës. Ai ka publikuar fotografi në Instagram nga vendi i aksidentit.
{gallery}