Conor McGregor është rikthyer në oktagon pas katër vjetësh, por përballja e tij ndaj Max Hollowayt në UFC 329 zgjati vetëm 69 sekonda.
Meçi, i zhvilluar në arenën “T-Mobile” në Las Vegas, përfundoi pasi irlandezi pësoi lëndim në gju pas dy tentimeve për goditje me këmbë. Gjyqtari Mike Beltran e ndërpreu përballjen pasi McGregori u duk i paqëndrueshëm në këmbë.
Kjo ishte paraqitja e parë e McGregorit në UFC, serinë më të madhe dhe më të famshme të Arteve Marciale të Përziera (MMA), që nga viti 2021, kur humbi ndaj Dustin Poirier dhe pësoi thyerje të këmbës. Humbja ndaj Hollowayt ishte e shtata në karrierën e tij dhe e katërta në pesë meçet e fundit, ndërsa që nga viti 2016 ai ka regjistruar vetëm një fitore.
Holloway debutoi në peshën velter në Las Vegas dhe pas fitores kërkoi një përballje të tretë me McGregorin, duke thënë se dueli i shumëpritur duhet të përsëritet.
-
Itauma me mesazh të qartë pas humbjes: Do të kthehem
-
Lufta prej 15 sekondave u shikua nga 17 milionë njerëz
-
Ronda Rousey kthehet në kafaz me fitore prej 15 sekondave
-
“The Albanian Psycho” debuton në boksin pa doreza, merr simpatinë e McGregorit
-
Arrihet marrëveshja, Mayweather do të përballet me Pacquiaon më 19 shtator