Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Lufta prej 15 sekondave u shikua nga 17 milionë njerëz

Ronda Rousey

Fitorja e Ronda Rousey ndaj Gina Carano të shtunën, vendosi rekord të ri për ngjarjen më të shikuar të MMA në SHBA, sipas Netflix.

Shkatërrimi 15 sekondësh arriti kulmin në 17 milionë shikues globalë në Netflix, duke thyer rekordin e mëparshëm prej nëntë milionë.

UFC 329 në vitin 2018, ku Khabib Nurmagomedov luftoi me Conor McGregor, ishte ngjarja më e shikuar me pagesë, me 2,4 milionë blerje. Ndërsa “UFC on FOX 1” në vitin 2011 besohej të ishte ngjarja e mëparshme më e shikuar e Arteve Marciale të Përziera me audiencë prej 8,8 milionësh.

Lufta Rousey – Carano kishte “audiencë minutëshe” prej 12,4 milionë.