Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arrestohet bashkëshorti i Tiropit, vrasësi i atletes keniane

Bashkëshorti i vrapueses olimpike, Agnes Tirop, është arrestuar dhe do të akuzohet për vrasjen e bashkëshortes.

Arrestimi i tij ka ndodhur të enjten në mbrëmje, kur policia e Kenisë u hodh në kërkim të tij dhe e gjeti atë në një qytet bregdetar të Mombasas. Ai po provonte të largohej nga shteti, kanë thënë autoritetet e shtetit kenian.

Ibrahim Rotich u arrestua pak para orës 21:00 të enjten në mbrëmje ka thënë policia.

Rotich i kishte ikur policisë në tentimin e parë kur makina e tij u përplas në një kamion dhe arrestimi kishte ndodhur 460 kilometra nga Mombasa.

Ai u arrestua vetëm një ditë pasi Tirop, dy herë medaliste e bronztë botërore, u gjet e therur me thikë në shtëpinë e saj në qytetin perëndimor të Itenit, më shumë se 800 kilometra larg Mombasas.

Trupi i 25-vjeçares Tirop u gjet në një pishinë të mbushur me gjak pas therjeve që i kishte marrë në abdomen, ka thënë policia.

Kërkimi për Rotichun u bë menjëherë pasi ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e saj dhe policia ka thënë se ka qenë në kërkim të tij për shkak se ai kishte thirrur familjen e tij e kishte qarë duke treguar se ka bërë diçka të tmerrshme.

Bashkë me të është arrestuar edhe një person tjetër që ishte duke udhëtuar me të.

Tirop ishte yll i Kenisë në vrapim pasi fitoi titullin e shtetit të saj në vitin 2015 në moshën 19-vjeçare, duke u bërë e dyta në listë si më e reja që e fiton atë. Ajo e mori medaljen e artë në 10 mijë metra vrapim në Kampionatet Botërore 2017 dhe 2019, ndërsa përfundoi e katërta në 5 mijë metra vrapim në Lojërat Olimpike të Tokios.

Muajin e kaluar, ajo e theu rekordin botëror në garën e 10 kilometrave në konkurrencën e femrave.

Federata Atletike e Kenisë i ka suspenduar të gjitha ngjarjet në shtet për dy javë në nderë të Tiropit.

Artikuj të ngjashëm