Atletja Olimpike dhe medalistja botërore, e cila përfundoi në vendin e katërt në garën 5 mijë metra vrapim në Tokio, është gjetur e qëlluar me thikë në shtëpinë e saj në Keni.
Agnes Tirop, 25-vjeçare, u gjet me plagë të therjes me thikë në abdomenin e saj në shtëpinë e vet në Iten të mërkurën, raportojnë mediat lokale. Policia është duke e hetuar rrethanat që kanë çuar deri në vdekjen e saj.
Atletja premtuese e distancave të gjata e përfaqësoi Keninë në Lojërat Olimpike në Tokio këtë verë në 5 mijë metra. Muajin e kaluar, ajo vendosi rekord botëror në 10 kilometra vrapim në konkurrencën e femrave në një ngjarje në Gjermani më 12 shtator. Arriti në cak për 30:01 minuta. E theu rekordin e mëhershëm për 28 sekonda.
“Jam shumë e lumtur që e kam thyer rekordin botëror. Gara ishte e vështirë por mendoj se trupi im i përgjigjej mirë”, theksoi ajo pas asaj gare.
Tirop për pak sa nuk e mori medaljen e bronztë në Tokio. Përfundoi e katërta me kohën 14:39.62. Vdekjen tragjike të saj e ka konfirmuar edhe Barnaba Korir, kryetar i Federatës Atletike të Kenisë.