Policia e Kenisë është vënë në kërkim të një vrasësi, pasi u gjet trupi i një atleteje me shenja të therjes nga thika në qytetin e Itenit, vend i famshëm për vrapues të distancave të gjata.
Policia ka thënë se është në kërkim të dashurit të 28-vjeçares Damaris Muthee Mutua, e cila u lind në Keni por garonte për Bahrejnin. I dashuri i saj është nga Etiopia.
Ajo është atletja e dytë që vritet në Iten brenda pak kohësh në këtë vend.
Vitin e kaluar kenianët u shokuan me vrasjen e vrapueses olimpike, Agnes Tirop.
Burri i saj është në paraburgim dhe e mohon vrasjen.
Policia ka thënë se trupi i Mutuas është gjetur “në gjendje të dekompozuar” në Iten.
Për të dashurin e Mutuas thuhet se është larguar nga shteti.