Shtatë tifozë anglezë janë arrestuar në Mynih të hënën, tre prej tyre pasi bënë përshëndetje naziste, raporton BBC.
Rreth 4000 tifozë të Anglisë gjenden në Mynih për ndeshjen e të martës të Ligës së Kombeve kundër Gjermanisë.
Dy tifozë anglezë u arrestuan për pengim të policisë, një për përdorim të një mjeti piroteknik në ambient të mbyllur dhe një tjetër për urinim në publik.
Federata e Futbollit të Anglisë ka punuar me policinë lokale dhe shërbimet e sigurisë për të mbajtur nën kontroll situatën.
Artikuj të ngjashëm