Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tetë tifozë të arrestuar pas përleshjeve në Napoli

Tetë tifozë të futbollit janë arrestuar pas përleshjeve të mëdha që ndodhën para duelit mes Napolit dhe Eintracht Frankfurtit, në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Policia e Napolit ka thënë se pesë tifozë të Napolit dhe tre tifozë gjermanë janë arrestuar pas trazirës së madhe, të mërkurën.

Gjashtë policë janë lënduar gjatë atyre përleshjeve, ka thënë Alessandro Giuliano, i cili është përgjegjës për sigurinë në Napoli.

Lëndë plasëse, fishekzjarrë, karrige, shishe dhe shufra metalike ishin hedhur në drejtim të policisë, që u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Napoli fitoi me rezultatin 3:0 dhe kaloi në çerekfinale të Championsit për herën e parë.

Edhe Italia, futbolli dhe dhuna – Napoli si zonë lufte Sport Italia, futbolli dhe dhuna – Napoli si zonë lufte

Edhe para takimit të parë pati përleshje mes tifozëve.

Nëntë persona ishin arrestuar në muajin shkurt në Gjermani.