Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Italia, futbolli dhe dhuna – Napoli si zonë lufte

Rrugët e qendrës historike të Napolit u kthyen në një fushë beteje të mërkurën.

Në prag të ndeshjes së dytë të raundit të 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve mes Napolit dhe Eintracht Frankfurt, trazira dhe përplasje të mëdha shpërthyen mes tifozëve të të dyja klubeve, shkruan BBC.

Shumë dyqane janë dëmtuar, një veturë policie dhe kontejnerë janë djegur, xhamat e autobusëve të rinj të transportit publik janë thyer.

Tifozët e Eintracht Frankfurtit u përleshën me policinë kur mbërritën në Napoli, pavarësisht se u ndaluan nga stadiumi pas incidenteve në ndeshjen e parë muajin e kaluar.

Një grup prej rreth 100 mbështetësish të klubit gjerman hodhën karrige, bomba tymuese dhe pishtarë ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës.

Edhe Tetë tifozë të arrestuar pas përleshjeve në Napoli Sport Tetë tifozë të arrestuar pas përleshjeve në Napoli

Mediat lokale raportojnë se tifozët e Eintrachtit janë sulmuar nga ultrasit e Napolit.

Mediat shkruajnë se incidentet kanë shkaktuar “turp dhe panik te kalimtarët dhe pronarët e dyqaneve”.

Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini shkroi në Instagram: “Këta nuk janë tifozë, ata janë kriminelë, banditë. Pyes veten nëse do të bënin të njëjtat trazira në Gjermani?".

Anëtari i bordit të Frankfurtit, Filip Reshke, ka thënë se telashet nisën kur një grup prej 150 vendasish sulmuan tifozët ndërsa ata po shoqëroheshin nga policia.

“Dukej sikur grupet po kërkonin dhe gjetën njëri-tjetrin. Më e rëndësishme është që të mos ketë të lënduar, as mes policëve”, ka thënë ai për Bild.

Nuk ka pasur asnjë incident në stadium.

Edhe Përleshje të mëdha mes tifozëve të Napolit e Frankfurtit Sport Përleshje të mëdha mes tifozëve të Napolit e Frankfurtit

Napoli fitoi 3:0 dhe kështu vulosi kalimin në çerekfinale të kompeticionit më të fortë evropian për klube.

{gallery}