Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahje mes tifozëve gjermanë e anglezë, pesë vetë dërgohen në spital

Pesë persona janë dërguar në spital, pasi 100 tifozë gjermanë kanë sulmuar një bar në afërsi të stadiumit Wembley ku po qëndronin tifozët anglezë.

Siç raporton “The Sun”, huliganët gjermanë ishin të armatosur me sëpata dhe me boksa të hekurt.

Rrahja ndodhi para ndeshjes të së hënës mbrëma mes Anglisë dhe Gjermanisë, që u zhvillua në kuadër të Ligës së Kombeve. Ndeshja përfundoi 3:3.

Policia angleze u mundua të mbajë tifozët nën kontroll, ndërsa skena të shëmtuara ndodhën në “Green Man”, pak para orës 18:00 të hënën.

Në videon që është publikuar në rrjete sociale, shihet një numër i madh i tifozëve duke nisur sulmin.

Edhe Rrahje masive mes tifozëve anglezë e gjermanë Euro 2024 Rrahje masive mes tifozëve anglezë e gjermanë

Policia ka thënë se gjermanët kanë mbajtur kapela dhe shalla të Anglisë që të mos binin në sy, ndërsa të gjithë i zunë në befasi.

persona janë arrestuar, ndërsa pesë persona kanë marrë lëndime serioze.