Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Policia gjermane arrestoi disa tifozë hungarezë në Mynih

Policia në Mynih ka njoftuar se nuk pati asnjë incident të madh pas ndeshjes së fundit të Grupit F në mes të Gjermanisë dhe Hungarisë (2:2), ndeshje që u zhvillua të mërkurën mbrëma.

Por, ajo njoftoi se të enjten se pati disa arrestime. Në njoftimin e policisë thuhet se janë arrestuar persona që kanë ndezur disa objekte, shkelje të ligjit për narkotikët dhe përdorimi i simboleve të organizatave antikushtetuese. Në Munih sipas policisë thuhet të kenë qenë të pranishëm rreth dy mijë tifozë, përfshirë 200 mbështetës të “grupeve problematikë të tifozëve”. Në afërsi të stadiumit “Allianz Arena” ishin të pranishëm rreth 1.500 zyrtarë policor.