Policia italiane ka arrestuar 20 tifozë të Romës para ndeshjes kthyese të çerekfinales ndërmjet Romës dhe Feyenoordit që zhvillohet sonte në orën 21:00.
Shkopinj e çekanë u gjetën në makinën e një personi.
Policia po tenton që të ndalë ndonjë sulm nga huliganët e Romës ndaj tifozëve të Feyenoordit, të cilët pavarësisht dënimit, janë të pranishëm në qendër të qytetit.
Ministria e Brendshme e Italisë ka vendosur 1500 zyrtarë policorë në qendër të Romës.
Tifozët e Romës dhe Feyenoordit nuk kanë kujtime të mira me njëri-tjetrin pas përleshjeve të mëdha në shkurt të vitit 2015.
Këto dy skuadra u takuan vitin e kaluar edhe në Tiranë, në finalen që u zhvillua në “Air Albania”, e që u fitua nga italianët 1:0.
-
Policia e Kosovës ia mësyn Tiranës për “të ndalur” dhunën e tifozëve holandezë e italianë
-
10 policë të lënduar nga përleshjet me tifozët e Feyenoordit e Romës në Tiranë
-
Feyenoordi e Roma takohen sërish
-
Rrahje masive në Pragë, policia arreston 16 persona
-
Tetë tifozë të arrestuar pas përleshjeve në Napoli