Policia gjermane ka mbyllur zonën e dedikuar për tifozët në Berlin pak orë para fillimit të ndeshjes hapëse të “Euro 2024” mes Gjermanisë dhe Skocisë.
Sipas raportimeve, në tokë është gjetur një çantë e dyshimtë. Për rastin është arrestuar një burrë.
Policia bashkë me një skuadër për asgjësimin e bombave kanë dalë në vendngjarje.
Gjermania dhe Skocia luajnë ndeshjen hapëse të Evropianit nga ora 21:00 në “Allianz Arena” të Mynihut.
