Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Gjermania gati për festë futbolli

Gjermania - Euro 2024 - Evropian

Me ndeshjen Gjermani – Skoci fillon Kampionati Evropian i futbollit. Ndeshja hapëse e “Euro 2024” zhvillohet të premten prej orës 21:00 në Munih. Është kjo ndeshja e vetme në ditën e parë të edicionit të 17-të të kampionatit kontinental.

Gati tre milionë tifozë pritet të udhëtojnë nga vendet tjera për në Gjermani gjatë muajit të Evropianit.

Stadiumet do të jenë të mbushura, ndërsa spektakli i futbollit është i garantuar. Në zonat e tifozëve pritet të jenë pjesëmarrës rreth 12 milionë persona.

Kjo kërkon angazhim maksimal nga organet e sigurisë në Gjermani. Pushim nuk do të ketë për policët gjermanë, ndërsa brengat e sigurisë sa shkojnë e rriten. Ka drojë për përleshje mes huliganëve nga vende të ndryshme, por edhe për sulme për motive të tjera. Autoritetet gjermane dhe UEFA thonë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për një evropian shembullor.

Për dallim nga Botërorët e fundit, Gjermania nuk është dashur të investojë në infrastrukturë. Të gjitha dhjetë stadiumet i kishte të gatshme dhe në asnjërin prej tyre nuk janë bërë investime të mëdha.
Gjermania është në mesin e favoriteve për ta fituar Evropianin, së bashku me Anglinë, Francën, Spanjën, Portugalinë e përfaqësuese tjera të mëdha.

Edhe Gjermania synon titullin derisa tifozët bëhen gati për festë futbolli Euro 2024 Gjermania synon titullin derisa tifozët bëhen gati për festë futbolli

Për shumë lojtarë yje, si Cristiano Ronaldo e Luka Modriq, Evropiani në Gjermani pritet të jetë ngjarja e fundit e madhe. Ndërkohë shumë të rinj shpresojnë të dalin në skenë.

Suksesin në Gjermani e kërkon edhe Shqipëria, që për herë të dytë paraqitet në Kampionat Evropian. Kuqezinjtë megjithatë i pret sfidë e madhe. Do të përballet me tri prej pretendenteve, Italinë, Kroacinë e Spanjën. Rreth 50 mijë tifozë pritet t’i ketë Shqipëria ndaj Italisë. Shifër e përafërt pritet edhe në ndeshjet tjera të kuqezinjtë, falë komunitetit të madh shqiptar në Gjermani.

Shqipëria ka pasur fazë të suksesshme përgatitore dhe ndeshjen e parë e luan të shtunën prej orës 21:00 ndaj Italisë.

Të shtunën luan edhe Zvicra, ku Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, vazhdojnë të jenë lojtarët kryesorë. Te

Zvicra shpresojnë në sukses, por të tjerët nuk u japin shumë gjasa.

Evropiani shpesh ka ofruar edhe rezultate e fitues befasues. Mbetet të shihet pas një muaji se si do të jetë në Gjermani.

Edhe Nuk ishte i përkryer, por Evropiani ishte sukses për arsyet e duhura Euro 2024 Nuk ishte i përkryer, por Evropiani ishte sukses për arsyet e duhura

Për një muaj tema kryesore në Evropë do të jetë futbolli. 

Festa e futbollit mund të fillojë.