Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arnautoviqi paralajmëron largimin nga West Hami

Sulmuesi Marko Arnautoviq pritet të largohet nga skuadra e West Ham Unitedit dhe këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i tij, përcjellë "Goal.com".

Mësohet se Arnautoviq 29-vjeçar, dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe kjo është arsyeja që e ka detyruar të mendojë largimin nga West Hami, transmeton Koha Ditore.

Para fillimit të këtij edicioni, Arnautoviqi është kërkuar nga Manchester Unitedi.

"Marko është i gatshëm për hapin e ardhshëm. Ai nuk është lojtar i ekipeve të mbijetesës, ai duhet të luaj në garat evropiane", ka thënë agjenti Danijel Arnautoviq, që njëherit është vëllai i tij.

Arnautoviq vitin e shkuar iu bashkua West Hamit kurse këtë edicion ka shënuar pesë gola në 11 ndeshje në Premier League. Ai me West Hamin ka kontratë deri në vitin 2022.