Sulmuesi i krahut, Andriy Yarmolenko, do të largohet nga West Ham Unitedi gjatë kësaj vere, shkruan BBC të enjten.
Bëhet e ditur se te West Hami kanë marrë vendim që të mos ia vazhdojnë kontratën Yarmolenkos, që i skadon në fund të këtij edicioni.
Tek ekipi londinez nuk kanë mbetur të kënaqur me kontributin e 32-vjeçarit këtë edicion dhe për këtë arsye do ta lënë të largohet i lirë. Ai ka shënuar vetëm tri gola dhe ka asistuar po aq herë në 31 ndeshje për West Hamin këtë sezon.
Yarmolenko iu bashkua West Hamit në vitin 2018 nga Borussia Dortmundi për 23 milionë euro, kurse karrierë ka bërë edhe te Dynamo Kievi.
Artikuj të ngjashëm