Sulmuesi Marko Arnautoviq ka konfirmuar se do të qëndrojë te West Ham Unitedi përkundër një oferte që ka marrë nga Kina.
29-vjeçarit i është ofruar paga javore prej 200 mijë funteve nga Shanghai SIPG ndërsa West Hami 35 milionë funte.
Ishte raportuar se austriaku dëshironte këtë transferim, por vetë ai ka dashur t’i jap fund këtyre spekulimeve.
“Dua t’i lë anash ofertat dhe t’i ndihmoj klubit që të ngjitet sa më lart në tabelë dhe të tentojmë të fitojmë kupën”, ka thënë Arnautoviq.
“Nuk është sekrete se kishte një ofertë për mua dhe më duhet ta pranoj se ishte joshëse për mua dhe familjen time. Është e qartë që Londra dhe West Hami janë shtëpi për mua dhe shpresoj që fansat ta shohin këtë. Të përqendrohemi për pjesën e mbetur të sezonit”, thuhet veç të tjerash në komunikatën e futbollistit.