Sport

Armand Duplantis, atleti që nuk ka limite

Ai mund të jetë në fazat e para të karrierës së tij në kërcim me purtek, por Armand "Mondo" Duplantis tashmë është bërë emër i njohur në sportin e atletikës. Suedezi theu rekordin e tij botëror në muajin shkurt, së pari duke kërcyer 6.17 metra në Poloni para se të vendoste rekord tjetër - 6.18 metra - në Skoci një javë më vonë.

Kjo ishte tre muaj pas ditëlindjes së tij të 20-të dhe pesë muaj para fillimit të Lojërave Olimpike, ngjarje në të cilën Duplantis do të merrte pjesë për herë të parë, shkruan CNN. Duplantis ishte paralajmëruar si “Usain Bolti” i ardhshëm dhe të gjithë ishin të entuziazmuar për debutimin e tij në Tokio, por përhapja e koronavirusit ka ndaluar aspiratat e tij olimpike, për shkak se kjo ngjarje tashmë është shtyrë për vitin tjetër. Mirëpo, për Duplantisin, i cili në moshën trevjeçare nisi kërcimin me purtek në oborrin e shtëpisë së prindërve të tij në Louisiana, gjithmonë ka qenë ëndërr për ta shkruar emrin në librat e rekordeve të sportit.

“Kur fillova për herë të parë me këtë disiplinë, unë kisha aspirata të mëdha. Doja të isha më i miri që ka jetuar ndonjëherë dhe gjithmonë kam dashur të thyej rekordin botëror”, thotë ai. “Unë gjithmonë mendoja se isha i aftë për këtë dhe isha mjaft i sigurt në aftësitë e mia, por nuk isha i sigurt që kjo do të vinte më shpejt sesa që kam menduar. E kam ende të vështirë të besoj se unë e mbaj rekordin”.

Reagimi i tij ndaj rekordit të parë botëror - ndërsa ngjitet në tribuna për të përqafuar nënën e tij - është prova që Duplantis mezi priste një sukses të tillë në këtë fazë të karrierës së tij. Festimet e tij u siguruan për herë të dytë në Glasgow – duke imituar sulmuesin francez Kylian Mbappe - por edhe tani nofka që mban “Mondo Duplantis”, si mbajtës i rekordeve botërore.

“Unë duhet të mësohem me këtë fakt, ndonëse kam filluar të adaptohem gradualisht. Ende nuk e ndiej veten si rekordmen përpara Sergey Bubkas, por nuk mund të ankohem për shkak të nofkës që ka filluar të më pëlqejë”, thotë Duplantis.

Vera mund të mos ketë pasuar ashtu si e parashikoi Duplantis, por ai kohët e fundit është rikthyer në aksion konkurrues në Evropë. Një tjetër rekord botëror nuk është përparësia e tij e menjëhershme, por ai mbetet i sigurt se mund të shkojë edhe më lart në të ardhmen.