Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Duplantis përmirëson rekordin e botës në kërcim me purtekë

Armand Duplantis ka përmirësuar rekordin e tij të botës në kërcim me purtekë. Ai ka arritur lartësinë prej 6.19 metra në ngjarjen e Turit Botëror të Atletikës në palestër, të mbajtur të hënën në Beograd. 22-vjeçari nga Suedia rekordin e kaluar prej 6.18 metra e kishte vendosur në Glasgow në shkurt të vitit 2020.

Duplantis prezanton Suedinë. Ai ka tri kërcimet më të larta me purtekë në histori. Fillimisht kishte thyer rekordin e botës me kërcim prej 6.17 metra në Torun të Polonisë, dy vjet më parë.

Ai arriti rekordin në tentimin e tretë në garën e së hënës. Botërori i atletikës në palestër mbahet më vonë këtë muaj në Beograd. I lindur në SHBA, Duplantis vendosi të prezantojë vendin e nënës së tij, Suedinë. Në kërcim me purtekë, rekordet vendosen në palestër dhe në ambient të hapur.