Ekipi i rikthyer këtë edicion në Serie A, Frosinone, ka prezantuar edhe përforcimin e fundit në prag të mbylljes së afatit kalimtar. Sulmuesi Arijon Ibrahimoviq i është bashkuar Frosinones dhe tek ekipi italian është prezantuar të premten mbrëma.
Ai te Frosinone është transferuar nga Bayern Munichu. Në njoftimin e ekipit italian thuhet se Ibrahimoviq është huazuar për një vit, ndërsa Frosinone do ta ketë opsionin e blerjes së tij në qershor të vitit të ardhshëm.
17-vjeçari edicionin e shkuar ka debutuar me ekipin e parë të Bayernit dhe me ekipin bavarez ka kontratë deri në vitin 2025.