Argjentina do t’ia jap formalisht lamtumirën e fundit sot njërit prej bijve të saj të preferuar, legjendës së futbollit Diego Maradona, një sportist i adhuruar jeta e të cilit ishte shënuar edhe me luftën e tij me varësinë, shkruan agjencia Reuters.
Maradona, që vdiq dje në moshën 60-vjeçare në shtëpi pas një sulmi në zemër, do të qëndrojë në pallatin presidencial “Casa Rosada” nga sot deri të shtunën. Pritet të ketë turma të mëdha për të vizituar arkivolin si pjesë e tri ditë zie nacionale të shpallura nga presidenti Alberto Fernandez.
“Shkathtësitë e tij të pakonkurrencë në futboll e transformuan atë në një nga personat më të njohur në botë,m duke kaluar barrierat dhe duke u njohur përgjithësisht si futbollisti më i mirë në botë”, thuhet në dekretin zyrtar për ditë zie.
Shumë sportistë dhe liderë botërorë, përfshirë edhe Papa Françesku, i lindur në Argjentinë, do të bëjnë homazhe.
Dhjetëramijëra argjentinasë kanë dalë në rrugë të mërkurën, duke lënë lule e mesazhe në shtëpinë e fëmijërisë së Maradonës dhe te ish-klubi i tij Boca Juniors.
Diego Maradona, që njihej ndryshe në Argjentinë si “Zoti”, kishte udhëhequr përfaqësuesen e Argjentinës drejt triumfit në Botërorin 1986.
Edhe
Mungesa e Maradonës në Kupën e Botës “e çuditshme” për Messin dhe Argjentinën
Në këtë turne Argjentina eliminoi Anglinë në çerekfinale fal dy golave të Maradonës, përfshirë një të shënuar me dorë, që u quajt “dora e Zotit”. Goli i dytë i shënuar, ky dribloi gati gjithë skuadrën e Anglisë, nga shumë është vlerësuar si gol i shekullit.
Maradona ka pasur probleme të shumta shëndetësore si pasojë e viteve të abuzimit me drogë e alkool. Më herët këtë muaj, ai ishte hospitalizuar me simptoma të anemisë dhe dehidrimit dhe u operua për hematomë subdurale.