Independiente dhe Boca Juniors e kanë nderuar Diego Armando Maradonan në një vjetorin e vdekjes.
Futbollistët e të dyja skuadrave mbajtën një minutë heshtje para nisjes së lojës.
Por bashkë me futbollistët, gjyqtarët e ndeshjes e formuan numrin 10-të në qendër të fushës për ta kujtuar njërin prej lojtarëve më të mirë të historisë së futbollit.
Independiente e fitoi duelin 1:0 me golin e shënuar nga Carlos Benavidez në minutën e 20-të të ndeshjes.
Maradona kishte shënuar gol me dorë në vitin 1986 e që më vonë njihej si “Dora e Zotit”. Në atë vit, ai e drejtoi shtetin e tij drejt triumfit në Kupën e Botës. Por më vonë, ai pati telashe të mëdha me substanca narkotike dhe obezitet, ndërsa u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare, më 25 nëntor të vitit 2020.
Vdiq nga sulmi në zemër, dy javë pasi u lirua nga një spital në Buenos Aires, pas një operimi në tru.
-
Tregimi i pabesueshëm i fanellës milionëshe
-
40 vjet nga goli i Maradonës që njihet si “Dora e Zotit”
-
Mungesa e Maradonës në Kupën e Botës “e çuditshme” për Messin dhe Argjentinën
-
Anglezët nuk ia falin Maradonës: Ku ishte VAR-i kur na duhej më shumë se kurrë?
-
Argjentina i jep lamtumirën e fundit Maradonës, ndërsa fillojnë tri ditë zie nacionale