Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Argjentina afër kualifikimit në Botëror

Argjentina është shumë afër kualifikimit në Botërorin e vitit të ardhshëm pas fitores 1:0 kundër Uruguait. Golin e fitores e shënoi Angel Di Maria në minutën e shtatë pas asistimit të Paulo Dybalas.

Kjo fitore i lë argjentinasit në vendin e dytë të grupit në Amerikën e Jugut me 28 pikë pas 12 ndeshjeve. Tani do të ballafaqohen me Brazilin që u kualifikuan pas fitores ndaj Kolumbisë të martën. Uruguai është i gjashti me 16 pikë, aq sa ka edhe Kili i vendit të katërt, pozitë kjo që siguron kualifikimin direkt në Botëror.

Kili ka pësuar disfatë në tri ndeshjet e fundit. Fitorja e Argjentinës do të mjaftonte nëse Uruguai, Kolumbia apo Kili, dështojnë të fitojnë në ndeshjen e radhës. Lionel Messi u inkuadrua në lojë në 15 minutat e fundit pavarësisht se nuk ishte plotësisht i shëruar nga lëndimi.

Kjo i ka lënë të shqetësuar drejtuesit e Paris Saint-Germainit, për të cilin ekip ende nuk ka realizuar gol në ligën franceze.

Artikuj të ngjashëm