Edhe pse pa Lionel Messin e lënduar, Argjentina ia ka dalë të shënojë tjetër fitore në kualifikimet për Botërorin e vitit 2026.
Të premten, “Albiçelestët” mposhtën bindshëm 3:0 Kilin. Ishte fitorja e gjashtë në shtatë ndeshje kualifikuese deri tash.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAlexis McAllister në minutën e 48-të, Julian Alvarez në të 84-n dhe Paulo Dybala në minutat shtesë shënuan në fitoren e argjentinasve.
Argjentina i prin tabelës për kualifikimet e Botërorit 2026 në Amerikën e Jugut, me 18 pikë nga shtatë ndeshje. Kili është në vendin e parafundit me pesë pikë. Nga 10 ekipe, gjashtë sigurojnë biletën direkte për në Botëror, ndërsa i shtati luan në plejof.
Pas katër ditëve, Argjentina e viziton Kolumbinë, ndërsa Kili do të synojë të këndellet ndaj Bolivisë.