Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi i siguron fitoren Argjentinës

Edhe një herë, Lionel Messi është konfirmuar lider i Përfaqësueses së Argjentinës. Pasi ia siguroi titullin e botës vitin e shkuar, Messi është kujdesur që Argjentina t’i nisë kualifikimet për Botërorin e vitit 2026 me fitore.

Në fakt, ai ia ka siguruar fitoren Argjentinës me golin e vetëm të shënuar në fitoren 1:0 në udhëtim tek Ekuadori të enjten. Messi shënoi gol fantastik në minutën e 78-të nga gjuajtja e lirë në raundin e parë të kualifikimeve për Amerikën e Jugut.

Ishte ky goli i 104-të i Messit në 176 paraqitje për Argjentinën. Pas ndeshjes, Messi pranoi se ishte një ndeshje e vështirë, por shtoi se është i lumtur që ndihmoi ekipin e tij ta mposhtë Ekuadorin.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera kualifikuese të Botërorit 2026 për zonën e Amerikës së Jugut, Kolumbia mposhti 1:0 Venezuelën, ndërsa Paraguai luajti pa gola me Perunë.

VIDEO: