Lionel Messi ka vazhduar ecurinë pozitive me gola të shënuar në Kupë të Botës.
Messi ndaj Kepit të Gjelbër e realizoi golin e 20-të në Kampionate Botërore. Ai e realizoi golin për 1:0 në minutën e 29-të, në fitoren 3:2 pas vazhdimeve të Argjentinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMessi arriti tjetër sukses në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës. Ai ka realizuar të paktën një gol në tetë ndeshje rresht të ngjarjes globale.
Ecuria ku përfshihen 12 gola, nisi në Botërorin 2022, kur Argjentina e fitoi trofeun.
Në këtë Botëror, Messi i ka shtatë gola dhe është në garë për “Këpucën e Artë”, çmim të cilin nuk e ka fituar asnjëherë në Kupë të Botës.
Messi me Argjentinën i ka shënuar 124 gola gjithsej, ndërsa rekordin e mban Cristiano Ronaldo me 146 gola në nivel përfaqësuesesh.