Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Lionel Messi ka kaluar në epërsi 1:0 Argjentinën ndaj Kepit të Gjelbër.

Messi shënoi në minutën e 29-të pas asistimit të Lisandro Martinezit.

Messi tani i ka 20 gola në Kampionate Botërore. Në Botërorin aktual i ka shtatë gola të shënuar.

Argjentina me shumë mund e eliminon Kepin e Gjelbër

1 muaj më parë / 4 kor 2026 02:46
.....

Argjentina ishte favorite e madhe, por me shumë mund e ka eliminuar Kepin e Gjelbër. Kampionia në fuqi e botës fitoi 3:2 ndaj përfaqësueses së vogël afrikane në 1/16 e finales së Kupës së Botës.

Kalimin në një të tetën e finales, argjentinasit e siguruan vetëm pas vazhdimeve nga 15 minuta. Diney Borges shënoi autogol të pafat në minutën e 111-të për rezultatin përfundimtar. Pas krosimit të Lionel Messit nga këndi, topi përfundoi në rrjetë. Fillimisht goli iu numëria Cristian Romeros, por më pas u evidentua si autogol i Borgesit.

Lionel Messi shënoi për 1:0 në minutën e 29-të. Për Messin ishte goli i 20-të në Kampionate Botërore. Ai ka realizuar në tetë ndeshje rresht në Kupa të Botës, si askush më parë. Në këtë Botëror i ka shtatë gola.

Epërsia e Argjentinës nuk trembi lojtarët e pandalshëm të Kepit të Gjelbër.

Për 1:1 shënoi Deroy Duarte në minutën e 59-të. Dhe me këtë rezultat përfundoi koha e rregullt.

Lisandro Martinez, që asistoi në golin e parë, shënoi për 2:1 që në minutën e dytë të vazhdimit të parë.

Ndërkohë për 2:2 shënoi Sidny Lopes Cabral në minutën e 103-të.

Më pas Kepit të Gjelbër i mungoi fati dhe një autogol e eliminoi. Lojtarët e kësaj përfaqësuese kishin disa raste të rrezikshme në minutat e fundit. Por nuk mundën të barazojnë për herë të tretë.

Ishte kjo prej ndeshjeve më të jashtëzakonshme të këtij Botërori.

Argjentina për herë të tretë në epërsi

1 muaj më parë / 4 kor 2026 02:33
...

Argjentina ka kaluar sërish në epërsi ndaj Kepit të Gjelbër.

Në minutën e 111-të, Cristian Romero shënoi me goditje me kokë, pas krosimit të Lionel Messit nga këndi.

Argjentina tani po udhëheq 3:2 ndaj Kepit të Gjelbër në ndeshjen e jashtëzakonshme.

E jashtëzakonshme, Kepi i Gjelbër barazon në 2:2

1 muaj më parë / 4 kor 2026 02:19
...

Nuk ndalet drama në ndeshjen mes Argjentinës dhe Kepit të Gjelbër.

Përfaqësuesja afrikane ka barazuar në minutën e 103-të në 2:2. Sidny Lopes Cabral shënoi supergol për të shokuar Messin me shokë. Ishte prej golave më të bukur të këtij Botërori.

 

Argjentina sërish në epërsi, shënon Martinez

1 muaj më parë / 4 kor 2026 02:08
...

Lisandro Martinez ka shënuar gol të bukur për epërsinë 2:1 të Argjentinës ndaj Kepit të Gjelbër.

Martinez shënoi që në minutën e tretë të vazhdimit të parë.

E pabesueshme, Argjentinë – Kepi i Gjelbër shkon në vazhdime

1 muaj më parë / 4 kor 2026 01:54
....

Kepi i Gjelbër e ka dërguar në vazhdime ndeshjen ndaj kampiones në fuqi të Botës, Argjentinës.

Pas 90 minutave lojë në 1/16 e finales së Botërorit, rezultati është 1:1.

Argjentina ishte favorite e madhe, por lojtarët e Kepit të Gjelbër po bëjnë njërën prej befasive më të mëdha në histori të Botërorëve.

Lionel Messi kaloi në epërsi Argjentinën në minutën e 29-të.

Për 1:1 shënoi Deroy Duarte në minutën e 59-të.

Shifrat më nuk ndryshuan. Argjentina ka dominuar në fushë, por edhe lojtarët e Kepit i kishin momentet e tyre.

Tani luhen dy vazhdime nga 15 minuta.                     

Shokohet Argjentina, barazon Kepi i Gjelbër

1 muaj më parë / 4 kor 2026 00:49
...

Kepi i Gjelbër e ka barazuar në 1:1 rezultatin në ndeshjen ndaj Argjentinës.

Deroy Duarte shënoi në minutën e 59-të.