Lionel Messi ka shënuar një gol, ndërsa ka kontribuar edhe me një asistim në fitoren që Argjentina po e shënon ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe.
Argjentina mbylli pjesën e parë të ndeshjes miqësore me rezultatin 4:0.
Miqësoja po luhet në Abu Dhabi. Messi shënoi golin e katërt në minutën e 44-t, ndërsa asistoi për golin e parë në shënuar në minutën e 17-të nga Julian Alvarez.
Dy gola shënoi edhe Angel Di Maria (25’, 36’). Di Maria ishte asistues i golit të Messit.