Brazili ka marrë tjetër fitore bindëse e të lehtë.
Në duelin e fundit të rëndësishëm për kualifikim në Botërorin e vitit të ardhshëm, Brazili mposhti Uruguain 4:1. Me këtë fitore, brazilianët kryesojnë bindshëm në tabelën me 10-të ekipe të Amerikës së Jugut, me 31 pikë, gjashtë më shumë se Argjentina e vendit të dytë.
Raphinha shënoi dy gola, ndërsa me nga një gol kontribuuan Neymar dhe Gabriel Barbosa, ndërsa për uruguaianët realizoi Luis Suarez.
5 herë kampioni i Botës, Brazili, nuk di për disfatë në 28 ndeshje rresht, në kualifikimet për Kampionatin Botëror.
Argjentina ndërkohë u tregua sërish e fortë në shtëpinë e vet. Nuk ka pësuar disfatë në 19 ndeshje të njëpasnjëshme. Në ndeshjen e 11-të në grupin e Amerikës së Jugut për kualifikim në Botëror, Argjentina mposhti Perunë me rezultatin minimal 1:0. Golin e vetëm e shënoi Lautaro Martinez në mintuën e 43-të.
Në ndeshjet tjera, Kili fitoi ndaj Venezuelas 3:0, Bolovia mposhti Paraguain 4:0, kurse Kolumbia dhe Ekuadori barazuan pa gola.
Ekuadori është në vendin e tretë me 17 pikë.
Nga 16 pikë në vendin e katërt dhe të pestë kanë Kolumbia dhe Uruguai.