Argjentina shënoi një gol në pjesën e parë dhe dy herë brenda tre minutash në fundin e ndeshjes, për ta siguruar fitoren 3:0 kundër Venezuelas në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Ndeshja u zhvillua në Buenos Aires, dhe argjentinasit dominuan në tërë ndeshjen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNicolas Gonzalez e hapi serinë e golave në minutën e 34-rt, ndërsa Angel Di Maria e dyfishoi epërsinë në minutën e 79-të.
Ishte pikërisht Di Maria i cili asistoi për Lionel Messin, i cili realizoi në minutën e 82-të.
Argjentina e ka siguruar më herët kualifikimin në Botërorin e Katarit, ndërsa mposhtën me lehtësi vendin e fundit në grupin kualifikues të Amerikës së Jugut.
Venezuela asnjëherë nuk është kualifikuar në një Botëror. Ishte humbja e 10-të në 12-të ndeshjet e fundit, ndërsa Argjentina nuk di për disfatë që nga korriku i vitit 2019-të. Është në seri prej 30 ndeshjeve rresht.