Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Messi shkëlqen në ndeshjen e fundit në Argjentinë

Lionel Messi

Në atë që mund të jetë ndeshja e fundit me Argjentinën në shtëpi, Lionel Messi shënoi gol dhe asistoi në fitoren 5:0 ndaj Zambisë. Ishte miqësorja e fundit e Argjentinës para grumbullimit për Kupën e Botës.

38-vjeçari asistoi për Julian Alvarezin në minutën e katërt dhe shënoi në minutën e 43-të në stadiumin “La Bombonera” në Buenos Aires.

Ishte goli i 116-të me Argjentinën në paraqitjen e 198-të.

Tifozëria brohoriti për superyllin në një tjetër fitore të kampiones në fuqi.

Botërori fillon më 11 qershor në SHBA, Meksikë e Kanada.

Edhe Paz shënon supergol, Lautaro në histori te Argjentina Futboll Paz shënon supergol, Lautaro në histori te Argjentina

Nicolas Otamendi dhe Valentin Barco po ashtu shënuan për Argjentinën.

Pritet që Messi t’i japë fund karrierës ndërkombëtare pas Botërorit.