Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Araujo feston rinovimin e kontratës

Ronald Araujo e ka festuar rinovimin e kontratës.

Qendërmbrojtësi uruguaian të premten e ka vazhduar kontratën me Barcelonën deri në verën e vitit 2026.

23-vjeçari ka klauzolë të lirimit 1 miliard euro dhe ka vendosur të qëndrojë te “blaugrana”, pavarësisht interesimit të shumë skuadrave.

“Është kënaqësi shumë e madhe të jesh në klubin më të madh në botë. Është e jashtëzakonshme të jesh këtu. Dua t’i falënderoj prindërit e mi dhe gruan. Kemi kaluar nëpër shumë gjëra, prindërit e mi kanë bërë sakrificë, por kjo u shpagua. Është shumë e rëndësishme për ne”, ka thënë Araujo për gazetën spanjolle “Marca”.

Araujo ka luajtur në 78 ndeshje për ekipin e parë në të gjitha garat. Ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar një asistim.

Me Uruguain ka luajtur në nëntë ndeshje.

Artikuj të ngjashëm