Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Araujo firmos kontratë të re me Barcelonën

Mbrojtësi Ronald Araujo ka firmosur kontratë të re me Barcelonën, e cila do ta mbajë atë në “Camp Nou” deri në verën e vitit 2026. Lajmi është konfirmuar të martën në sajtin zyrtar të Barcelonës.

Në kontratën e re të Araujos, Barcelona ka përfshirë një klauzolë lirimi në vlerë prej një miliard eurosh. Uruguaiani 23-vjeçar është pjesë e ekipit të parë të Barcelonës prej sezonit 2020/21.

Këtë sezon, Araujo në 39 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar katër gola.

Artikuj të ngjashëm