Skuadra e Barcelonës ka arritur marrëveshje me Ronaldo Araujon për rinovimin e kontratës, ka shkruar “Mundo Deportivo” të mërkurën.
Araujo, i cili ka kontratë me Barçën deri në vitin e ardhshëm, është pajtuar ta rinovojë atë deri në verën e vitit 2026. Me arritjen e marrëveshjes me Araujon, që do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji, Barça ka hequr dorë nga transferimi i Antonio Ruedigerit.
Araujo 23-vjeçar këtë sezon ka 34 paraqitje në të gjitha garat dhe katër gola të shënuar.