Ish-mesfushori i Lyonit, Houssem Aouar, e ka shënuar golin e tij të parë me Romën.
Aouar realizoi golin e katërt në fitoren 4:0 të Romës përballë Boreales, në ndeshjen e parë miqësore të kësaj vere.
Boreale është skuadër amatore me bazë në Romë.
Jose Mourinho inkuadroi vetëm 12 lojtarët e gatshëm për lojën që zgjati 66 minuta për shkak të temperaturave të larta.
Në Trigoria temperatura të shtunën ka qenë 35 gradë celsius.
Edhe
Roma siguron Championsin
Roma luajti me sistemin 3-5-2 dhe 4-3-3, ndërsa golat u shënuan nga Riccardo Pagano, Ola Solbakken, Stephan El Shaarawy dhe Aouar.
Aouar po vlerësohet shumë nga skuadra italiane