Pas barazimit me Salernitanan, Roma ka marrë tjetër goditje në fillim të sezonit të ri në Serie A. Roma është mposhtur nga Verona me rezultat 2:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë.
Ondrej Duda dhe Cyril Ngonge i shënuan golat për Veronan në pjesën e parë.
Roma ngushtoi rezultatin nëpërmjet Houssem Aouarit, por kjo ishte krejt çka arriti të bënte ekipi i Jose Mourinhos.
Teksa Roma ka ngelur në vetëm një pikë, Verona ka marrë maksimumin nga dy ndeshjet e para.