Abdou Harroui ka shënuar gol në minutën e 88-të për t’ia shkaktuar disfatën e katërt këtë edicion Romës në Serie A.
Verona e mposhti Romën të dielën në shtëpi me rezultatin 3:2. Ndeshja i takoi xhiros së 11-të të kampionatit italian.
Casper Tengstedt në minutën e 13-të i kaloi vendësit në epërsi.
Matias Soule në minutën e 28-të i barazoi shifrat për mysafirët. Giangiacomo Magnani në minutën e 34-t realizoi për 2:1.
Për 2:2 realizoi Artem Dovbyk në minutën e 53-të. Ndërsa Harroui në fund të ndeshjes realizoi për 3:2.
Roma ka 13 pikë dhe renditet në pozitën e 11-të. Verona ka një pikë më pak dhe është në vendin e 12-të.