Giannis Antetokounmpo ka realizuar rekord të stinorit në NBA prej 50 pikëve, ndërsa kampioni në fuqi Milwaukee Bucks triumfoi 128:119 të martën mbrëma ndaj Indian Pacersit.
Antetokounmpo pati edhe 14 kërcime, ndërsa ai realizoi 17 nga 21 gjuajtjet nga loja.
Khris Middleton i realizoi 19 pikë.
Është hera e parë që reprezentuesi i Greqisë, Giannis Antetokounmpo, realizoi 50 pikë që kur Milwaukee fitoi titullin e parë të kampionit në NBA në 50 vjet. Milwaukee fitoi titullin në korrik të vitit të kaluar.
“Është mirë të realizosh 50 pikë, dhe gjithmonë e mban mend këtë”, ka thënë Giannis, raporton agjencia AP.