Seleksionuesi i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski, ka thënë se kanë respekt të madh për përfaqësuesen e Kosovës. Por kur të nisë ndeshja nesër në Shkup, do të kenë mendjen vetëm te fitorja.
“Nëse jam i sigurt për ndonjë gjë, atëherë është se lojtarët do të japin maksimumin nesër, si kurrë më parë në karrierë. Është e çuditshme të luhet futboll në kushte të tilla. Por asnjëri nuk mund të fajësohet për këtë. Ne të gjithë kemi dashur të luajmë në stadiumin e mbushur, ky është avantazhi i nikoqirit. Por janë rregullat si janë dhe ne do të japim më të mirën për të fituar. Ne normalisht se e ndjejmë presionin, pasi pas 30 vjetëve do të luajmë në barazh. Jam e sigurt se nuk do të jetë hera e fundit dhe shpresoj të jetë e suksesshme. Të dy përfaqësueset janë të pakompletuara. Ne kemi mbetur pa Eljif Elmasin dhe Kosova pa lojtarë kyç. Por, ndeshja luhet 11 kundër 11, kështu që cilado skuadër që ka dëshirë më të madhe për të fituar do të fitojë. Ne kemi respekt maksimal për kundërshtarin, por kur të fillojë ndeshja do të mendojmë vetëm për fitore”, ka deklaruar Angelovski në konferencë për media.
E kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev, thotë se ndeshja ndaj Kosovës është rasti i fundit për të që të luajë me përfaqësuese në një turne të madh.
Maqedonia e Veriut përballet me Kosovën në gjysmëfinale të plejofit për Evropianin e vitit të ardhshëm.
“Ne e dimë se çfarë na pret. Për mua është mundësia e fundit të luajë në një garë të madhe me përfaqësuesen. Ka dëshirë të madhe për të fituar dhe t’i sjellim gëzim njerëzve veçanërisht në këtë periudhë të vështirë. E di se do të lëmë zemrën në fushë. Le të fitojë më i miri”, ka thënë Pandev.
Fituesi i kësaj përballje në finale e takohet me fituesin e përballjes mes Gjergjisë e Bjellorusisë.
-
Te Maqedonia e Veriut besojnë në fitore kundër Kosovës
-
Selektori Angelovski i bindur në cilësitë e Maqedonisë së Veriut
-
Angelovski: Te Kosova mendojnë se janë më të mirët në botë
-
Angelovski pezullon publikimin e listës kundër Kosovës, pret lajme nga Pandevi
-
Te Maqedonia e Veriut po ruajnë më të mirën për Kosovën