Selektori i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski, ka thënë se futbollistët e tij janë të gatshëm për t’i treguar cilësitë e tyre. Ai në konferencën për media të mërkurën ka thënë se Maqedonia e Veriut ka cilësi për ta kaluar fazën e grupeve.
Maqedonia e Veriut, pjesë e së cilës janë edhe gjashtë futbollistët shqiptarë, të enjten do ta luaj ndeshjen e dytë në Bukuresht kundër Ukrainës.
Maqedonia e Veriut është në Grupin C edhe me Austrinë dhe Holandën. Maqedonia e humbi ndeshjen e parë nga Austria 3:1, ndërsa Ukraina pësoi disfatë 3:2 nga Holanda.
“E kemi lënë pas nesh ndeshjen ndaj Ausrisë duke nxjerrë mësime pozitive. Tani po na pret ndeshja ndaj Ukrainës e cila është si një finale për ne në këtë Evropian. Kemi ardhur në Evropian për ta kaluar grupin. Ne nuk kemi hequr dorë nga ky qëllim”, ka thënë Angelovski.
Pjesë e Maqedonisë së Veriut janë edhe shqiptarët, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Egzon Bejtullai, Visar Musliu dhe Ferhan Hasani.