Përzgjedhësja e Kosovës në futboll, në konkurrencën e femrave, Karin Anneli Andersen, e ka publikuar të shtunën listën me 24 futbolliste për dy ndeshjet e muajit prill.
Andersen ditë më parë u zyrtarizua si përzgjedhëse e re e Kosovës, ndërsa ka ardhur me staf nga Suedia.
Ajo do të debutojë me Kosovën më 7 prill kur në Sandefjord do të luajë kundër Norvegjisë, ndërsa me Belgjikën luan në shtëpi më 12 prill. Që të dyja këto ndeshje, janë kualifikuese për Botërorin e vitit 2023.
udhëton në Sandefjord të hënën.
Këto kualifikime, Kosova i mbyll në muajin shtator me dy duelet e fundit, në shtëpi kundër Armenisë më 1 shtator, dhe më gjashtë shtator, në udhëtim te Polonia.
Pas gjashtë ndeshjeve të luajtura, Kosova është në vendin e pestë (të parafundit) me katër pikë. Norvegjia është e para me 16 pikë në gjashtë ndeshje.
