Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Andersen e publikon formacionin startues ndaj Kroacisë

Kosova

Përzgjedhësja e Kosovës, Anneli Andersen, e ka publikuar formacionin startues për ndeshjen ndaj Kroacisë. 

Futbollistet e Kosovës do të luajnë ndaj Kroacisë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. 

Ndeshja do të fillojë në orën 17:00, dhe do t’i takojë kualifikimeve për Evropianin 2025. 

Kosova është në Grupin B4 të Ligës B. 

Kroacia renditet në vendin e tretë në tabelë me tre pike, ndërsa Kosova është në pozitën e fundit në tabelë pa pikë. Pësoi humbje në dy ndeshjet e para, nga Ukraina 2:0 dhe nga Uellsi, 6:0.

Artikuj të ngjashëm